Mike Tyson paralajmërohet për kthimin e tij në boks: S’ke shanse kundër boksierëve aktual

0
Gjigandi

Kthimi potencial i Mike Tysonit në ringun e boksit mund ta lërë atë të turpëruar nga boksierët aktual të kategorisë së peshave të rënda. Të paktën kështu e ka paralajmëruar legjendën e boksit promotori Frank Warren.

Mike Tyson është njëri ndër boksierët më të famshëm në histori të kategorisë së peshave të rënda dhe gjatë kësaj krize të koronavirusit, ai ka qenë në qendër të vëmendjes shkaku i pretendimit se do t’i kthehet boksit.

Javën e kaluar ishte publikuar një video ku 53-vjeçari shihej duke u stërvitur dhe që nga atëherë ai ka zbuluar se dëshiron të marrë pjesë në një meç katër-rundësh për bamirësi.

Megjithatë, Ëarren beson se kthimi i tij mund t’ia prishë trashëgiminë kulturore Tysonit.

“Nuk më intereson nëse Mike Tyson stërvitet vazhdimisht për dhjetë vjetët e ardhshme, ai nuk ka asnjë shanse kundër boksierëve të peshave të rënda që i kemi sot”, ka thënë Warren.

RonaTyra

“Nuk kam ide se kush do t’ia jepte atij licencën për të boksuar në një meç në moshën 58-vjeçare, nëse s’është fjala për ndonjë meç miqësor. Nuk mund ta paramendoj asnjë organ qeverisës të boksit që do ta bënte këtë”.

“Të gjithë boksierët që kthehen përfundojnë në të njëjtën mënyrë – pensionohem menjëherë. Nëse arrijnë të hynë deri në ring, atëherë mposhten menjëherë dhe turpërohen”.

“Nëse ai kthehet, kundër kujt do të luante? Trajneri i tij tha se ai mund të përballet me cilindo të peshave të rënda brenda gjashtë muajve, ndoshta do të mundej”.

“Edhe unë mund të përballesha me këdo të peshave të rënda brenda gjashtë muajve, të paktën do të mund të tentoja. Por, rezultati do të dihej cili është dhe i njëjtë do të ishte edhe për Mike Tysonin”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu