Adrola Dushi dhe Kristina Baki hyjnë në mesin e femrave më seksi shqiptare e këtë e kanë dëshmuar edhe së fundi.
Me një fotosesion të realizuar nga fotografja e njohur, Fioralba Kryemadhi, dy modelet e famshme vijnë unike, seksi dhe kaq të ngjashme me njëra-tjetrën.
Të veshura në fustane me ngjyrë të verdhë i cili ua vinte në pah trupin joshëse, Adrola dhe Kristina dukeshin si binjake.
Vajzat bukuroshe rrezatonin nga bukuria, teksa dukeshin përplot pozitivitet.
Ndërkohë, kujtojmë që Adrola dhe Kristina në jetën e përditshme janë mikesha të pandashme.