Meta i hap rrugë Bajram Begajt drejt Presidencës, nënshkruan ‘live’ lirimin nga detyra

0
Gjigandi

Presidenti Ilir Meta ka firmos lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Bajram Begajt, duke i hapur kështu rrugë kandidimit për president.

Meta firmosi nga Stambolli, ku ndodhet në një vizitë zyrtare dekretin për lirimin nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura, të gjeneralmajor Bajram Begaj.

Bajram Begaj dorëzoi këtë paradite pranë ministrit të Mbrojtjes, dorëheqjen nga posti i shefit të shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Lajmi u bë me dije në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, nga kreu i grupit Taulant Balla, i cili ftoi presidentin aktual të mos bëhet pengesë në këtë procedurë, por të firmosë lirimin e tij nga detyra.

Në një reagim nga Zyra e Shtypit të Presidencës, shkruhej se Presidenti Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e Bajram Begajt si president i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Hapi i radhës tashmë është mbledhja e Komisionit të Ligjeve, që nis në orën 16:00 dhe do të shqyrtojë kriteret ligjore kushtetuese të kandidatit që propozuan socialistët një ditë më parë.

Më pas, në orën 18:00 do të nisë seanca në Kuvend. /Tch/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu