Mësuesja që urrente drogat vdes pasi merr kokainë për herë të parë

0
Gjigandi

Një mësuese që ishte haptazi kundër drogave, ka vdekur në Britani pasi provoi për herë të parë kokainë pas një sesioni pijesh alkoolike, thanë hetuesit.

35 vjeçarja Hannah McGurdy, prej vitesh i shprehte miqve e familjarëve ndjenjat e saj negative ndaj drogave.
Por të afërmit vërejtën një ndryshim te mesuesja-asistente pasi nisi një marrdhënie lesbike me një të njohur, pas ndarjes nga burri vitin e kaluar.
Në janar pas një mbremjeje me pije alkoolike me miqtë në shtëpinë e saj në Manchester, ata e vunë në krevat dhe e lanë aty që të kalonte sikletin me gjumë.
Por 13 orë më vonë ata e gjetën të vdekur. Testimet tregonin se ajo kishte pije dhe droga në trupin e saj.
Burri i saj, kopshtari Liam tha për hetuesit: “Kam qenë i martuar me Hannah për 12 vjet dhe ajo nuk merrte kurrë droga, ishte kundër tyre”.
I pyetur për sjelljen e saj ai tha: “E shihja që nganjëherë nuk ishte vetëvetja por me sa di po bënte një punë të shkëlqyer si nënë”.
Testet e toksikologjisë tregonin se Hannah kishte nivel të lartë alkooli në gjak dhe nivel të ulët kokaine.
Mjeku ligjor Chris Morris arriti në konkluzionin se vdekja Hannah kishte lidhje me drogat dhe pijen.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu