Messi ose Dybala në Inter

0
33
blank
Gjigandi

Ish-shefi i Interit, Massimo Moratti, ka thënë se ai do ta merrte në Inter Lionel Messin ose Paulo Dybalan për ta zëvendësuar bashkëkombësin e tyre argjentinas, Lautaro Martinezin.

Moratti ka kohë që ka folur për një transferim të mundshëm të kapitenit të Barcelonës, Lionel Messit, në Barcelonë.

Ai e ka ritheksuar këtë qëndrim edhe në dhjetëvjetorin e triumfit historik të zikaltërve në vitin 2010, kur e kishin fituar tripletën – titujt e Serisë A, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampionëve.

Por, nëse transferimi i Messit është i pamundur, 74-vjeçari e ka rekomanduar një tjetër yll argjentinas – Paulo Dybalan e Juventusit.

“Nëse Messi vjen, kjo do të ishte e mrekullueshme”, ka thënë Moratti për Gazzetta dello Sport.

“Dhe nëse transferimi i Leos është i pamundur, do të më pëlqente ta shihja Dybalan në vend të Toros”.

Martinezi ka qenë i spekuluar që një kohë për një transferim në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo klauzola e tij prej 111 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës me Interin ia vështirëson punën e transferimit cilitdo klub të interesuar për transferimin e tij në aspektin financiar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu