Messi dhe Surez injorojnë këshillat e autoriteteve, shkojnë bashkë në pushim përkundër pandemisë së COVID-19

0
Gjigandi

Lionel Messi dhe Luis Surez i kanë anashkaluar këshillat e autoriteteve duke udhëtuar drejt Ibizas për pushime.

Ishulli i Ibizas është një destinacion i rregullt i pushimeve për dy futbollistet e Barcelonës, të cilët janë nisur bashkë me familjet e tyre.

Autoritetet katalunasve i kanë këshilluar qytetarët që të mos largohet nga Barcelona, për shkak të pandemisë së COVID-19.

Megjithatë, dy sulmuesit blaugranë kanë vendosur t’i injorojnë këto këshilla dhe po i shfrytëzojnë këto ditë, pas përfundimit të kampionatit spanjoll, që të relaksohen paksa – para se të nisin ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

RonaTyra

Ata nuk janë dy lojtarët e vetëm të Barcës që nuk i kanë dëgjuar këshillat e autoriteteve, pasi mundësinë për të pushuar e kanë shfrytëzuar edhe Gerard Pique e Marc-Andre ter Stegen, të cilët janë larguar nga qyteti. 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu