Messi apo Ronaldo? Klopp zgjedh të preferuarin e tij para “rivalit perfekt”

0
Gjigandi

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, preferon Lionel Messi para Cristiano Ronaldo, edhe pse thotë se ylli i Juventusit është afër një “lojtari perfekt”. Kapiteni i Barcelonës dhe portugezi konsiderohen gjerësisht si dy nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, megjithëse vazhdon të debatohet se cili prej tyre është “mbreti”. Ndërsa Klopp preferon Messi, trajneri gjermani iu përulet të dyve për epokën e tyre të dominimit, që i ka parë ata të fitojnë 11 nga 12 “Topat e Artë” të mundshëm.

Klopp lavdëroi konstruktin fizik të Ronaldos, por tha se Messi ishte në gjendje të prodhonte magji në fushë: “Unë zgjedh Messi, por mund ta admiroj edhe Ronaldon. Shpjegimi është në vijim. Ne kemi luajtur kundër të dyve tashmë dhe janë pothuajse të pamundur për t’u mbrojtur. Messi ka karakteristika shumë më të pakta fizike që nga lindja. Nëse do të mund të pikturonit vetëm një lojtar të përsosur, ai duhet të ketë lartësinë e Ronaldos. Ai mund të kërcejë dhe të vrapojë aq lart apo shpejt, sa nuk e bën dot askush tjetër. Ronaldo është absolutisht i përsosur dhe profesional, nuk mund të jetë më i mirë.

Dhe, nga ana tjetër është Messi i vogël në trup, por që i bën të gjitha gjërat e magjishme të duken kaq të thjeshta. Për këtë arsye, mua më pëlqen pak më shumë si lojtar në fushë. Por, Cristiano është gjithashtu një lojtar absolutisht i pabesueshëm. Prandaj është vërtet e vështirë të zgjedhësh më të mirin. E përbashkëta e tyre? Të dy kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin global për një kohë kaq të gjatë. Ka edhe disa lojtarë më të rinj, me potencial të ngjashëm, por ta bësh këtë gjatë kësaj periudhe kohore, mbi një dekadë, është edhe më e pabesueshme”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu