Rrjeti më i madh social, Facebook, do të lëshojë në gjithë botën “Messenger Rooms”, shërbimin e ri për biseda me video në grupe, në javën e ardhshme.
Ky shërbim i ri përkrah video-thirrjet me deri 50 pjesëmarrës pa limit kohor.
Veçoria vjen në kohën kur video-bisedat janë në kulm të përdorimit në botë, me aplikacionin “Zoom” që ka marrë primatin dhe është bërë softueri kryesor i njerëzve për të mbetur në kontakt me të afërmit në kohën e izolimit nga pandemia.
Në “Messenger Rooms”, përdoruesit krijojnë “dhoma” dhe Facebooku njofton përdoruesit përmes një hapësire të re, ose u dërgon njoftim miqve të caktuar të përdoruesit që ka hapur bisedën.