Asteroidi gjigand pranë Tokës, do të kalojë në një distancë prej 4 milionë kilometra

0
8
Gjigandi

Asteroidi më i madh i vitit po përgatitet të kalojë pranë Tokës rreth orëve të pasdites. Trupi qiellor nuk përbën kërcënim, pasi do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometrash. Për shkencëtarët, vizita e tij është një lajm i mirë, sepse do të kenë mundësinë ta vëzhgojnë më nga afër.

Një asteroid gjigand pritet të kalojë këtë të premte shumë pranë planetit tone, Tokës. Pavarësisht se është klasifikuar si potencialisht i rrezikshëm për shkak të madhësisë së tij, rreth 1.8 kilometra në diametër, ai nuk përbën kërcënim, pasi do të kalojë në një distancë të sigurt prej 4 milionë kilometrash, rreth 10 herë më shumë se distanca mesatare midis planetit tonë dhe Hënës.

Për shkencëtarët, vizita e këtij trupi qiellor është një lajm mjaft i mirë, sepse do të kenë mundësinë ta vëzhgojnë më nga afër.

“Në këtë distancë, ne mund të marrim imazhe radari që do të na lejojnë të zhvillojmë një model të formës së këtij asteroidi”,

shpjegon menaxheri shkencor i misionit European Hera, Patrick Michel.

Uebsajti i Projektit Virtual Telescope do të transmetojë drejtpërdrejt vëzhgimet e tij nga Kili dhe Australia rreth orës 15.00. Asteroidi me emrin 7335 (1989 JA) po udhëton me një shpejtësi prej rreth 76,000 kilometra në orë, pra 20 herë më shpejt se një plumb.

Asteroidi i përket klasës së objekteve të quajtur Apollo, domethënë atij grupi prej rreth 15 mijë asteroidësh që kalojnë periodikisht orbitën e Tokës.

Trupi qiellor është gjithashtu pjesë e mbi 29 mijë objekteve afër Tokës (Neo): ata asteroidë, rruga e të cilëve do t’i marrë brenda 48 milionë kilometrave nga planeti ynë, dhe që për këtë arsye monitorohen vazhdimisht nga NASA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu