Mesazhi i fortë i Angela Merkel: BE të hapë negociatat me Shqipërinë

0
Gjigandi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sot përvijoi përparësitë e presidencës së radhës të vendit në gjashtë muajt e ardhshëm, duke përmendur negociatat vetëm me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për çështjen e zgjerimit të BE-së.

Parashikohet që kapitujt e parë të negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor të hapen më nëntor ose dhjetor, kur do fillojë dhe raundi i parë i negociatave, vetëm nëse ato kanë zbatuar reformat respektive.

“Bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të zhvillohen këtë vit dhe kapitujt e parë duhet të hapen”, u tha Angela Merkel eurodeputetëve këtë pasdite.

Për Merkel, fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën përcjell një mesazh të rëndësishëm në lidhje me angazhimin e BE-së për të përfunduar kursin evropian të Ballkanit Perëndimor, shkruan IBNA.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu