Te asnjë G-Wagon deri më tani, nuk janë parë disa prej këtyre detajeve, që përfshijnë rrotat e reja dhe pjesën e përparme.
Ky SUV i fuqishëm, ka duke shumë atraktive, por kjo nuk e ka ndaluar Hofele Design që të t’ia ndryshojë pamjet që të ketë dukje shumë më të egër dhe të këndshme.
Punëtoria gjermane Holefe, ka punuar që pjesa e përparme e kësaj makine, të dallojnë shumë prej të gjitha makinave nga G-Wagon, me përfundime nga metali me ngjyrë të erët. Grilli ri që është vendosur është tërësisht i ri, derisa rrotat janë Cross Spoke me 22 inç.
Kulmi është shumë më i rrafshët, derisa në fillim të pjesës së përparme janë dy drita të holla LED. Në të njëjtën kohë, ky është i vetmi AMG G63, të cilit i janë vendosur shkalla që mbyllen në mënyrë elektrike.
Brendia ka pësuar gjithashtu ndryshime, ku nga pesë ulëse, është kthyer në makinë me shtatë ulëse, për rehati shumë më të mirë.