Mel Gibson shkarkohet nga roli në Chicken Run

0
Gjigandi

Mel është shkarkuar nga roli i tij.

Aktori i njohur amerikan Mel Gibson është shkarkuar dje nga roli i tij në filmin e animacionit ‘Chicken Run’ për një koment anti-hebre që akuzohet se ka bërë në vitin 1995.

Aktorja Winona Ryder pretendon se në një mbrëmje në vitin 1995 kur u hap një bisedë për çifutët Gibson kishte pyetur “Mos je dhe ti një ‘e shpëtuar nga furra’”? Por ky nuk ishte komenti i vetëm i papërshtatshëm i Mel, 64, pasi sipas aktores ai më pas i tha një mikut të saj që është homoseksual: “Nuk të jap dorën se do më japësh AIDS”. Gibson është përballur edhe më parë me kritika për anti-semitizëm për filmin e tij ‘Pasioni i Krishtit’. Ndërsa në 2006, kur u ndalua nga policia në Kalifornia, ai raportohet se i kishte thënë oficerëve: “Hebrejtë janë përgjegjës për të gjitha luftërat në botë.” Edhe babai i Gibson, autori i ndjerë Hutton Red Gibson, ka thënë një herë në një intervistë se Holokausti është “trillim.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu