Mel Gibson kishte qenë i hospitalizuar me koronavirus në prill

0
Gjigandi

Aktori Mel Gibson ka kaluar një javë në një spital në Los Angelos në muajin prill pasi që ishte infektuar me koronavirus, kanë thënë përfaqësuesit e aktorit.

“Ai testoi pozitiv në muajin prill dhe ka kaluar një javë në spital” tha zëdhënësi i tij për The Daily Telegraph të Australisë. “Ai u trajtua me ilaçin Remdesivir gjersa ishte në spital dhe ka testuar negativ disa here dhe gjithashtu pozitiv për antitrupat”.

Gibson është njëri nga shumë aktorë të Holywoodit i cili ka testuar pozitiv për virusin. Tom Hanks dhe guraja e tij ishin dy nga të famshmit e parë që zbuluan se ishin pozitivë me Covid-19, me të cilin ishin infektuar gjersa kanë qenë në Australi.

Lajmet e diagnozës së Gibson vijnë një muaj pasi që aktori mohoi akuzat se ishte anti-semit dhe homofob nga aktorja Winona Ryder, shkruan NME.

Ryder tha në një Intervistë me the Times se Gibson e kishte quajtur “çifut” kur mësoi për trashëgiminë e saj hebreje, dhe për një mikun e saj që ishte homoseksual kishte thënë “A do të ma ngjet AIDS-in”.

RonaTyra

Si përgjigje, përfaqësuesit e Gibson në një deklaratë për New York Post kishin thënë: “Kjo është 100% e pavërtetë. Ajo ka gënjyer para një dekade, dhe po gënjen edhe tani”.

Ndërkohë, Gibson dhe Danny Glover do të xhirojnë versionin e fundit të filmit Lethal Weapon, transmeton KOHA.

Sipas producentit Dan Lin, filmi i shumëpritur aksion do të tregojë tregimin e detektivit Martin Riggs dhe partnerit të tij detektivit Roger Murtaugh, 22 vite pas Lethal Weapon 4. Ai gjithashtu kishte konfirmuar se po kthehej regjisori origjinal Richard Donner për të punuar në këtë film.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu