Mehmeti: Rexhep Baholli dhe familjet e tyre ndanë nga kafshata e tyre duke financuar gjatë kohës së pavarësimit 

0
Gjigandi

Në shkrimin e gazetës kombëtare “Bota sot”, “Rexhep Baholli – njeriu i sakrificës në Gjeneratën e Republikës”, ka komentuar Hadi Mehmeti, ish sekretar i Shoqatës së Gjyqtarëve të futbollit të Kosovës në vitin 1991-1994, pastaj sekretar i përgjithshëm i FFK-së në periudhën 1994-1995 dhe pastaj sekretar në KF 2 Korriku të Prishtinës deri në fillimin e luftës kundër Serbisë, 1998-1999, dhe pak vite edhe pas luftës. 

“Rexhep Baholli, njeri i qetë, me veti te larta njerëzore, humane dhe profesionale, kontributdhënës i të gjitha sferave. Aq shumë ndihmoj në pavarësimin dhe zhvillimin e sportit në Kosovë e në veçanti të futbollit! Prej fillimi financuan KF 2 Korriku , e ngritën në majat e futbollit, e inkuadruan në elite, fituan Kupën e Republikës, afruan në klub njerëz profesional, dhanë mundësi shumë futbollistëve të qyteteve tjera që si studentë t’i tregojnë vlerat e tyre.

Krijuan shkollën e futbollit, e njohur si Akademi, ku nga ajo dolën futbollistë të shquar, por jo vetëm futbollistë, por u kaliten dhe dëshmuan me vlera të larta njerëzore dhe patriotike! Gjenerate e gjenerata dolën nga kjo Akademi të cilët morën pjesë në turne të vendit dhe të shteteve tjera. Ju krijuan kushte që këto gjenerata të kësaj Akademie të provohen me ato të klubeve të njohura të shteteve evropiane, si ne Maqedoni, Shqipëri, Mal te Zi, Gjermani, Francë, Suedi….!

Këto gjenerata treguan një sjellje shembullore duke përfaqësuar jo vetëm klubin por edhe shtetin. Ky person dhe familjet e tyre ndanë nga kafshata e tyre duke financuar gjatë kohës së pavarësimit e vazhdojnë gjerë më sot, duke mos i mbetur borxh asnjë qindarkë askujt. Është i vetmi klub që në kohërat më të vështira ju paguante futbollistëve dhe shtabit teknik edhe stërvitjet, shpenzimet e rrugës dhe një rrogë modeste!

Çdo herë kërkonte rregullsi, çdo herë thonte se nga unë e keni pas ndeshjes edhe nga një pije si fituat apo humbët! I tillë është Rexha! Është shumë modest, kurrë nuk ka dëshirë të përmend dhe të lavdërohet për kontributin që po jep.

RonaTyra

Kisha fatin që përmes sportit njoha këtë njeri dhe këto familje me virtyte të larta njerëzore! Për këta nuk mjafton vetëm një libër, janë për enciklopedi! Ju lumtë atyre, posaçërisht Ty Kemajl Goca që po tentoni që mos t’i harrojmë njerëzit që kontribuan aq shumë në sport dhe bile në fund nga zemra t’ju thojmë: Faleminderit! respekt të përjetshëm”, komenton Mehmeti për Bahollin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu