Mediat zvicerane me një lajm të habitshëm për Kosovë!

0
Gjigandi

Andi Zeqiri ka qenë emri më i përfolur javën e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër.

Sulmuesi i talentuar do të jetë prurja e parë e Kombëtares së Kosovës për vitin 2020, me lojtarin që pritet të jetë i gatshëm që në sfidën kundër Maqedonisë së Veriut në Play Off e Ligës së Kombeve.

Konfirmimet për këtë vijnë nga babai i futbollistit dhe kreu i FFK-së.

Babai i futbollistit për mediet kosovare ke thënë se tashmë ka një marrëveshje mes Andi Zeqirit dhe kryetarit të FFK-së Agim Ademi, por që gjithçka ishte bllokuar shkaku i COVID-19.

Nuk vonoi shumë dhe konfirmimi erdhi edhe nga Agim Ademi, që deklaroi se Andi mund të jetë i ftuari i radhës te Kosova për ndeshjen kundër Maqedonisë.

RonaTyra

Por, këtyre konfirmimeve nuk është duke iu besuar media zvicerane ‘4-4-2.com’, që thotë se Andi Zeqiri ende nuk ka vendosur se fanellën e cilës kombëtare do të vesh.

Sipas kësaj medie, e ardhja e Zeqirit do të jetë e hapur deri në zhvillimin e një ndeshje konkurruese për cilëndo kombëtare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu