Me sa jastëkë duhet të flesh, cila është përgjigjja e fundit?

0
Gjigandi

Nëse ke probleme me gjumin gjatë natës ose thjesht nuk ndihesh rehat, një nga arsyet e mundshme është jastëku. Jastëkët i përdorim si një lloj mbështetje për të siguruar më shumë rehati dhe kjo nuk e është surprizë, derisa pasi shtrihemi në shtrat, kërkojmë të flemë disa orë të qeta. Por e vërteta është se numri i jastëkëve mund të jetë shkaku kryesor i një nate të mundimshme.

Për sa jastëkë ke nevojë?

Për të pasur gjumë të shëndetshëm çdo natë, duhet të përdorësh jastëkë të mjaftueshëm për të krijuar këndin mes shpatullave dhe kokës. Kjo ndryshon edhe në varësi të njerëzve, të cilët gjejnë rehat edhe me këtë kënd më të theksuar. Disa njerëz për shembull mund të flenë vetëm me një jastëk edhe nëse është i madh, por i rehatshëm.
Për disa të tjerë, një jastëk nuk është i mjaftueshëm, sado i butë të jetë.

Sa u përket numrave të jastëkëve, mund të jenë disa:

Një jastëk – vetëm për kokën

RonaTyra

Dy jastëkë – një për kokën, dhe një për ta “përqafuar”

Dy jastëkë – një për kokën dhe një për këmbët

Tre jastëkë – një për kokën, një për këmbët dhe një nën gjunjë

Alternativat e mësipërme mund t’i provosh me radhë për të parë se si e bën gjumin më rehat gjatë natës. Shpresojmë të mos jesh një prej atyre njerëzve që flenë me gjashtë jastëkë të shpërndarë nëpër krevat.
Nëse fle më shumë se me një jastëk, është e sigurt se këndi mes kokës dhe qafës do të theksohet dhe gjumi bëhet i parehatshëm.

Mos harro se më shumë jastëkë nuk do të thotë më shumë rehati.
Nëse fle me të paktën dy jastëkë, sigurohu që pozicioni i tyre të jetë i duhur, sepse gjatë natës, lëvizjet e trupit mund të krijojnë dhimbje në pjesë të tjera të trupit. Nëse këto të fundit janë të shpeshta, atëherë gjendja merr përmasa serioze. Përveç kësaj, përdorimi i pavend i jastëkut çon edhe në vështirësi të frymëmarrjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu