Më në fund thyhet heshtja: Agjenti i Muriqit i konfirmon ofertat, e gjithë Evropa pas tij

0
Gjigandi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe – aktualisht anëtari i skuadrës turke – Fenerbahces, Vedat Muriqi, është shënjestër e shumë klubeve nga top ligat e Evropës.

Sipas medieve lokale, ajo që i ka hapur rrugë shitjes së Muriqit, është kriza financiare që ka kapluar klubin turk nga pandemia Covid 19, ku sipas të njëjtave burime mediale, karriera e sulmuesit do të vazhdojë në njërën nga top ligat evropiane.

Për të mësuar mbi të vërtetat e këtyre spekulimeve rreth të ardhmes së ish-sulmuesit të Lirisë së Prizrenit, i cili ka qenë i lidhur me klube si Lazio, Tottenham e West Brom, Redaksia e ka kontaktuar më agjentin e 26-vjeçarit, Haluk Canatar.

I pyetur se cilat nga klubet deri më tash kanë shprehur interesim për transferimin e Vedat Muriqit, Canatar u shpreh:

“Interesimi dhe vlerësimet pozitive për Vedatin nga klubet në ligat prestigjioze të Evropës janë mjaft të natyrshme. Deri më tani, ka pasur klube që donin informacione paraprake në lidhje me Vedatin nga vende të ndryshme të Evropës.”

RonaTyra

Duke mos pranuar të flas me emra specifik, Canatar konfirmoi për Redaksinë se ka interesim për klientin e tij nga kampionate si ai i Spanjës, Italisë dhe Anglisë.

“Pa i dhënë emrat e klubeve që janë të interesuara për Vedatin dhe që kanë kontaktuar me mua, mund t’ju them se ekzistojnë vetëm klube nga Italia, Spanja dhe Anglia,” u shpreh ai mëtutje.

Muriqi ka një kontratë me Fenerin deri në vitin 2023, mirëpo ai ka të drejtë ta marrë inciativën për t’u transferuar në një klub tjetër, këtë e ka vërtetuar edhe agjenti i tij.

“Muriqi dhe Fenerbahçe ka një kontratë që vazhdon deri në vitin 2023, kështu që unë do të doja të deklaroja që Vedat ka të drejtë të përdorë iniciativën për transferimin në një klub tjetër”, shtoi Canatar.

Sidoqoftë, ai potencoi se aktualisht është i lumtur në Turqi, dhe nuk e ka ndërmend të bëjë presion për largim.

“Dua të theksoj veçanërisht që Vedat është shumë i lumtur me klubin e Fenerbahçes për momentin dhe nuk bën përpjekje për t’u transferuar në një klub tjetër,” përfundoi agjenti.

Kujtojmë se këtë sezon, Muriqi ka bërë 25 paraqitje për Fenerbahcen në Super Ligë, ku ka kontribuar me 13 gola dhe pesë asistime, derisa në Kupën e Turqisë ai e ka gjetur rrugën e golit dy herë në tri paraqitje, duke  asistuar një herë për bashkëlojtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu