Gërhitja është një problemet jo vetëm për ata që janë të prekur, por për njerëzit që ndajnë shtratin ose dhomën me ta. Net pa gjumë, zgjim i acaruar… Ju filloni të gërhitni përgjithësisht gjatë fazave më të thella të gjumit, nëse jeni mbipeshë, keni pirë shumë alkool ose keni të bllokuara rrugët e frymëmarrjes.
Një ndër shkaqet e saj janë sekrecionet e tepërta në hundë ose fyt. Ka një lëng të cilin mund ta përgatisni vetë dhe që është ilaçi që zgjidh mjaft mirë këtë problem. E vetmja gjë që duhet bërë është: Ta pini rregullisht!
Çfarë ju nevojitet:
2 mollë
2 karota
1/4 limon
1 rrënjë e freskët xhenxhefil
Lëngu i limonit është i pasur me vitaminë C që ndihmon për të shpërndarë lëngjet në hundë dhe për të mbajtur hundën të pastër. Xhenxhefili ndihmon për të lehtësuar vrimat e hundës. Molla dhe karota jo vetëm që janë shumë të dobishme për të mbajtur hundën të pastër, por edhe për të kontribuar në cilësinë e mirë të gjumit.
Ja çfarë të bëni:
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku, duke përdorur një blender dhe pini lëngun disa orë para se të shkoni në shtrat.
Natyrisht nëse vazhdoni të keni vështirësi në frymëmarrje ose në gjumë, duhet të konsultoheni me mjekun. Edhe pse gërhitja duket e padëmshme, ndonjëherë nevojitet ndërhyrja mjekësore.