“Më kapi prej fyti…”, gruaja që rrahu vjehrrin tregon se si ndodhi ngjarja

0
Gjigandi

Historia e Valentina Pemës është tipike e një gruaje në fshatrat veriorë të Shqipërisë, e cila nuk ka një jetë të lirë, e martuar me shkuesi që 16 vjeç me një burrë që nuk e donte dhe e detyruar që t’i shërbente gjithë familjes së tij.

Edhe pse në media u trajtua në një mënyrë tjetër ditën e djeshme, ku ajo ishte fajtorja, sot në “Shqipëria  Live” ajo na mësoj me një tjetër realitet të hidhur. Valentina Pema u arrestua ditën e djeshme pasi u akuzua se dhunoi vjehrrin e saj 70-vjeçar, në fshatin Krajen të Lezhës.

Vetëm një ditë pasi u la e lirë nga rajoni, ajo ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur, në një intervistë në emisionin në Top Channel.  Ajo  tregoi se kishte ndërhyrë për të qetësuar grindjen, por më pas ai e kishte kapur prej fyti duke e ofenduar me fjalët më të rënda.

Valentina tregoi se ajo e kishte denoncuar 3 vite më parë pasi kishte dhunuar vjehrrën e tij, por më pas e kishte tërhequr padinë prej fjalëve të njerëzve.

RonaTyra

 “Jam e martuar 24 vite, që 16 vjeç, e kam gjetur 43 vjeç vjehrrin tim, i kam shërbyer familjes. Jam e indinjuar në lidhje me lajmet që janë përhapur. Kam bërë njëherë denoncim para 3 vitesh ndaj vjehrrit sepse dhunonte vjehrrën, por e kam tërhequr. Pas shpie ka një rresht me hardhia dhe ndodhi një konflikt mes tij dhe punëtorëve që kishte marrë në punë. Unë ndërhyra për më mirë, por ai çfarë s’më tha, do të të vras, do të të marr, të të kthej. Më ofendoi me fjalë që nuk  i thuhen një nëne në sy të fëmijëve. Më futi duart në fyt dhe nuk i hiqte, më këputi edhe gjerdanin e floririt”, tha ajo.

40-vjeçarja, e cila është një prej shumë grave të cilat janë pjesë e një jete të nënshtruar, ka rrëfyer se vjehrri i saj kishte dëmtuar veten për raportin mjeko-ligjor në polici. Sipas saj ai është një njeri i dhunshëm që meriton të dënohet.

“Kam shkuar në komisariat që ta denoncoj dhe më kishin denoncuar ata. Ai kishte goditur veten që të bëhet me shenja se unë nuk e kam bërë në atë gjendje. Ai ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës. I  ka çarë kokën se nuk i ziu një vezë djalit”, tha Valentina.

Tashmë ndaj saj është vënë masa ‘Detyrim paraqitjeje”, nga padia që ngriti vjehrri. Ajo thotë se është arrestuar në mënyrë të paligjshme, ku policia nuk i ka marrë asnjë dëshmi për të dëgjuar versionin e saj të ngjarjes.

“Më morën të lidhur me pranga sikur kam vrarë 20 vetë aty, nuk më morën dëshminë, por vetëm të vjehrrit”, tha Valentina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu