Mbrëmje e qetë në Vlorë/ Policia ndalon muzikën në Lungomare

0
Gjigandi

Mbrëmjen e së hënës patrullat e policisë shkuan derë më derë në bizneset e shëtitores së Vlorës, nga ku dëgjohej muzikë me volum të lartë. 

Shëtitorja përgjatë bregut të detit, e njohur si Lungomare është zona më e zhurmshme në qytet këto ditë vere. Pushuesit e presin mirë vendimin e  qeverisë.

Një ditë më parë, qeveria vendosi të mbyllë lokalet e natës dhe diskot, pasi ditët e fundit është vënë re mosrespektimi I masave antiCovid dhe grumbullimet e të rinjve janë bërë shqetësuese për përhapjen e virusit.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë 1-vjeçare.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu