Kërcënon Donald Trump: Do dërgoj më shumë forca federale

0
Gjigandi

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë edhe më shumë trupa federale në qytetet e mëdha ku nuk po reshtin protestat.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritikoi disa qytete të drejtuara nga “demokratë liberal” siç tha ai, duke përfshirë Cikagon e Nju Jorkun, liderët e të cilëve sipas presidentit kane frikë të kalojnë në veprim.
Ai shtoi se forcat e dërguara për këtë qëllim kishin bërë një “punë fantastike” për rikthimin e rendit dhe qetësisë mes trazirave të Portland. Por kryetari i bashkisë se këtij qyteti, Ted Wheeler i quajti veprimet e zyrtarëve federalë “një abuzim të hapur me taktikat e policisë nga qeveria federale”, që ai vetë i konsideron jokushtetuese.
Prokurori i Përgjithshëm i Oregonit po i kërkon një gjykatësi federal që të nxjerrë urdhër të ndalojë arrestimet e mëtejshme nga agjentët federalë. Zyrtarë të bashkisë dhe të shtetit thonë se personeli paraushtarak, mesa duket me pjesëtarë nga disa agjenci federale të rendit, por pa shenja identifikuese, po i acaron tensionet me protestuesit. Dislokime të mëtejshme janë planifikuar në qytete të tjera.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu