Mbolli drogë në tokë publike, shpallet në kërkim autori në Skrapar! Arrestohet kryeplaku i fshatit

0
Gjigandi

Dy persona, një banor i fshatit Lybeshë dhe kryeplaku, janë arrestuar nga policia e Skraparit, pasi akuzohet për moskllazim krimi dhe shpërdorim detyre.

Më konkretisht policia falë droneve ka zbuluar një copë toke publike të mbjellë me lëndë narkotike në Lybeshë, por nuk ka kapur autorin, të cilin e ka shpallur në kërkim dhe është D.Sh(S), 32 vjeç, banues në Lybeshë.

Policia e Skraparit fillimisht ka vënë në pranga A. T, 54 vjeç, A. T, 54 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”, ndërsa gjithashtu është arrestuar edhe S. T, 59 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.

Tani dy personat e arrestuar do të përballen në gjykatë me akuzat ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskallzim krimi’.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu