Mbetjet në Durrës/ Rama: Zgjidhja brenda javës, pas mbylljes së Porto Romanos, do trajtohen në Sharrë

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se javën e ardhshme Durrësi do t’i kthehet normalitetit për sa i përket mbetjeve urbane. I ftuar në Open në Top Channel, ai tha se brenda disa ditësh do të firmoset marrëveshja me bashkinë e Durrësit dhe në këtë mënyrë mbetjet do të vijnë në landfilldin e Sharrës.

‘E gjitha kjo është krijuar për shkak se porto Romano do të kthehet në një park të madh urban. Pas tërmetit ne menduam kthimin e porto Romanos nga një vendgrumbullim kanceroz të mbejtjeve në një park të madh. Jemi duke negociuar për të bërë një marrëveshje. Brenda javës kjo marrëveshje do të finalizohet.
Pas tërmetit në situatën e befasishme që u gjendëm e shpejtuam vënien në lëvizje të projektit dhe filluam sistemimin e terrenit atje. Këto ditë që flasim po kryhet një proces finalizmi dhe me bashkinë e Durrësit dhe agjencinë shtetërore dhe shumë shpejt, brenda javës do kemi një marrëveshje, për të bërë lëvizjen e të gjitha mbetejve në Durrës drejt landfillit të Sharrës’- tha Rama.

Burimi: top-channel.tv

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu