Interi ka befasuar të gjithë me hyrjen e fuqishme në garë për mbrojtësin maroken Achraf Hakimi.
Bayern Munich, Arsenal, Chelsea, Man City apo PSG insistonin për transferimin e lojtarit, ndërsa Inter nga plani i dytë është futur në lojë dhe ka marrë përgjigjen e lojtarit.
Gjatë ditës së sotme marokeni pritet edhe të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Interit.
Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubit, Beppe Marotta, duke lavdëruar bashkëpunëtorin e tij Ausilio për negociatat.
“Qëllimi i klubit dhe familjes Zhang është të bëjnë investime, duke shfrytëzuar mundësitë që të ofron tregu”.
“Nuk do ta fsheh se jemi në një fazë të avancuar të negociatave. Ausilio ka bërë një shkëlqyeshme në bisedime. Ende duhet të arrijmë në përfundim, por të hënën (sot) është një ditë e rëndësishme dhe do të shohim si do të përcaktohet situata”.
“Gjithsesi sa i përket Ausilios ai meriton shumë për punën e bërë”.
“Ky operacion për transferimin e Hakimit është shumë i rëndësishëm dhe pronarët e klubit meritojnë të vlerësohen për mundësinë që na dhanë”, përfundoi Marotta.
Interi pritet të paguajë 40 milionë euro te Real Madridi për lojtarin plus pesë milionë euro të tjera bonuse.
Ndërkohë marokeni do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare ku do të përfitojë pagë prej pesë milionë euro në stinor.