Prezantuesja e njohur, Marina Vjollca, e ka dëshmuar tashmë që ka një vend të veçantë në estradën shqiptare.
Kjo përmes suksesit të saj në ekranet televizive dhe paraqitjet e saj të detajuara në jetën e përditshme.
Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ajo ka lënë me gojë hapur të gjithë ndjekësit me dukjen e re.
Me një fustan të gjelbër, Marina është shfaqur me makijazh të rëndë, teksa flokët i ka të lidhura lartë.
Kujtojmë se Marina është bërë e njohur qysh në moshë të re, përmes disa emisioneve të ndryshme që ajo i ka moderuar, kurse së fundmi ajo është pjesë e ‘Klanifornia’.