Manchester Unitedi kishte dështuar ta blinte Gareth Bale për një shumë prej tre apo katër milionë euro, kur anësori uellsian po dilte në sipërfaqe në botën e futbollin me ekipin e Southamptonit, thotë George Burley, trajneri i Bale në atë kohë.
Sir Alex Ferguson ishte vazhdimisht në kërkim të talenteve të rinj gjatë kohës së tij historike në Old Trafford dhe njihet për blerjet e famshme, si Cristiano Ronaldo dhe Wayne Rooney kur ata ishin adoleshentë.
Njëlloj kishte kërkuar të bënte edhe me Bale, i cili doli në skenë në Southampton duke rënë në radarin e shumë ekipeve të mëdha të Premierligës shumë shpejt.
Unitedi ishte i etur ta blinte një talent si Bale, por kishte dështuar për shkak të ofertës, e cila vlerësohej si shumë e ulët nga Southamptoni.
Gareth Bale debutoi për Southamptonin në moshën 16 vjeçe
Ish-trajneri i Southamptoni, Burley ka treguar për The Athletic për kohën kur ia kishte dhënë atij debutimin në moshën 16-vjeçare: “Bale ishte si sulmues anësor që luan mbrojtës anësor”.
“Manchester United ishte i interesuar për të. E mbaj në mend që kam biseduar me Sir Alex në një hotel. Ne sapo e kishim shitur Theo Walcottin për 12 milionë funte dhe Unitedi na i ofroi tre apo katër milionë për Bale”, tregoi ai.
“Ne thamë ‘në asnjë mënyrë’”, zbuloi ai.