Manchester United u ka thënë lojtarëve që kanë qenë jashtë vendit gjatë shpërthimit të koronavirusit që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë.
Masa vjen pasi klubet e Premierligës shikojnë opsionet për t’u rikthyer në fushat e stërvitjes më vonë këtë muaj nën propozimin e Projektit të Rifillimit, i cili ka çuar në shqetësime të ngritura nga katër mjekë të klubeve të Premierligës.
United ende nuk ka caktuar një datë kur stërvitja do të rifillojë në bazën e tyre në Carrington.
Bruno Fernandes, Fred, Victor Lindelof dhe Sergio Romero ishin në mesin e lojtarëve që iu dha leja të largoheshin nga Anglia në mars pas konsultimit me klubin.
Premierliga ka shpresë për të rifilluar sezonin aktual në qershor – potencialisht në vende neutrale pas dyerve të mbyllura – por propozimet nuk kanë marrë akoma miratimin nga qeveria.