Makina me vlerë 700 mijë euro, nis hetimi pasuror për vrasësit e Santiago Malkos – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Policia e Tiranes po vazhdon hetimet ne lidhje me vrasjen e ish policit Santiago Malko. E shkuara e personave të shpallur në kërkim, për të cilët gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nuk ka qenë aspak e qetë, ndërsa ata nuk janë emra të panjohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare. Në tetë prill të këtij viti ranë në prangat e policisë ranë katër persona, Leonard Duka, Elvis Gaçaj, Oltion Loga dhe Dritan Aga, tre prej tyre të përfshirë edhe në vrasjen e Santiago Malkos.
Në atë kohë, arrestimi u bë në afërsi të shkollës “Partizani” pasi kishte dyshime se ata po planifikonin një vrasje. Pak ditë pas arrestimit, të katërt janë lënë të lirë nga gjykata vetëm me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke i shpëtuar burgut, edhe pse akuzoheshin për vepër penale shumë të rëndë. Prokuror i çështjes në atë kohë ishte Marjeta Zaimi.

Një tjetër ngjarje në të cilën janë të përfshirë vëllezerit Leonard dhe Elvis Duka, është ajo e vrasjes së Eduart Dukës në Kinostudio, në mars të vitit 2017, për të cilën i kanë shpëtuar mrekullisht drejtësisë, duke ngritur pikëpyetje të forta në atë se çfarë mund të ketë pasuar, dhe arsyet pse i shpëtuan burgut.
Përgjatë ngjarjes së fundit të ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko”, në të cilën mbeti i vrarë Santiago Malko, janë sekuestruar një numër i konsiderueshëm i automjeteve. Automjete me vlera marrëmendëse, që shkojnë në qindra mijëra euro, madje deri në 700 mijë euro.
Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranë ka nisur një hetim për pastrim parash për vëllezërit Elvis dhe Leonardo Duka, ndërsa materialet i janë referuar Gjykatës për Krime të Rënda që në tetor të vitit 2018.
Edhe pse gati po bëhet një vit, Prokuroria për Krime të Rënda akoma nuk ka një rezultat të hetimeve, madje nuk dihet nëse janë hetuar për vrasje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, apo dosja është mbuluar me pluhur pranë këtij institucioni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu