Makina e çiftit që u grabit në Unazën e Re në Tiranë u përdor nga vrasësit në Lushnje – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që tronditi sot Lushnjën dhe jo vetëm, ku 35-vjeçari Besmir Hida u qëllua me breshëri automatiku. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për ‘BalkanWeb’ se makina që përdorën vrasësit sot në Lushnjë dhe më pas e dogjën atë në lagjen ‘Sarave’, pranë autostradës, i ishte grabitur një çifti në Unazën e Re.
Grabitja e makinës ndodhi mbrëmjen e të martës në autostradën Tiranë –Durrës, pranë “Casa Italias’.

Siç u raportua më herët për këtë ngjarjen, dy persona te maskuar dhe të armatosur pasi dhunuan çiftin dhe nën kërcënimin e armës u morën atyre automjetin tip “Fiat”.
Pas hetimeve të policisë në vendin e ngjarjes, u konstatua se makina e djegur ishte pikërisht ajo e çiftit të grabitur në Tiranë. Aktualisht nuk dihen autorët e grabitjes së mjetit, si dhe vrasësit e Hidës, ndërsa policia po heton lidhur me ngjarjen. Ndërkohë ekspertë të kriminalistikës kanë bërë këqyrjen e mjetit të djegur, për të marrë prej aty mostra për t’i ekzaminuar në laboratorin shkencor për të parë për ndonjë gjurmë të mundshme, që të çoj në identifikimin e autorëve.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu