Macron: Hapjen e negociatave me Shqiperine e kundershtuan shumica e vendeve të BE – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë me ndjekësit e tij ne Facebook një video të Presidentit të Francës Emanuel Macron, i cili shpjegon të vertetën në lidhje me qendrimin e BE për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.   ‘Hapjen e negociatave me Shqipërinë e kundërshtuan shumica e vendeve të BE-, shkruan Berisha duke shtuar se-këtë deklaron botërisht Presidenti Emanuel Macron’.     ‘Ai hedh poshtë mashtrimin e kreut të meduzës Edvin Kristaq Mafia dhe velinës së tij Sugar Cakajt!’, vijon ish-kryeministri Berisha.     Ja postimi i plotë i ish Kryministrit Sali Berisha:   Presidenti Macron u thotë shqiptarëve të vertetën:   “Hapjen e negociatave me Shqipërinë e kundërshtuan shumica e vendeve të BE”   Këtë deklaron botërisht Presidenti Emanuel Macron. Ai hedh poshtë mashtrimin e kreut të meduzës Edvin Kristaq Mafia dhe velinës së tij Sugar Cakajt!   Euronews jep deklaraten me zë, figurë dhe tëitter të presidentit Macron!   Ketu më poshtë keni videon e deklaratës të Presidentit të Francës, Macron në Euronews. Ndiqeni atë. sb   “Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjere që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin” tha Macron.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu