Eurodeputetja shqiptare: Nese BE nuk hap negociatat, Turqia dhe Rusia bejne c`te duan – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Eurodeputetja e Suedisë me origjinë shqiptare Arba Kokalari, ka reaguar për çështjen e mos hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në seancën e Parlamentit Evropian. “I gjithë procesi i zgjerimit ka qenë shumë i dobishëm për të inkurajuar vendet të vijojnë me reformat demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Dhe ne këtë duhet të bëjmë, duhet t’i inkurajojmë këto vende të bëjnë më shumë”, thotë ajo. Kokalari paralajmëron se “nëse BE nuk është e pranishme në rajon atëherë Turqia, Rusia, Arabia Saudite do të shkojnë atje. Ne na duhet një Evropë e bashkuar si në Perëndim ashtu edhe në Lindje”. Miratimi i rezolutës, erdhi pas debateve të një dite më parë, kur eurodeputetët, mbështetën zëshëm Tiranën dhe Shkupin dhe kritikuan liderët e BE për vendimet e marra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu