Luiz planifikon t’i presë flokët: S’mund të bëhem trajner më këtë stil

0
Gjigandi

Mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz, ka bërë të ditur se ai do t’i presë flokët nëse e nis karrierës si trajner, mirëpo bashkëlojtarët e tij në Arsenal nuk janë të bindur se ai do ta mbajë këtë premtim.

Qendërmbrojtësi brazilian, 33-vjeçar, ka filluar të planifikojë për jetën e tij pasi t’i japë fund karrierës si futbollist profesionist.

Ai së fundi e zgjati kontratën e tij me Arsenalin edhe për një vit tjetër. Trajneri Mikel Arteta vendosi ta mbajë atë në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm, përkundër kritikave të shumta që kishte marrë braziliani për paraqitjet e tij.

Por, kurdo që t’i vjen koha për t’i dhënë fund karrierës si futbollist, ish-ylli i Chelseat dhe Paris Saint-Germainit mendon t’ia nisë karrierës si trajner.

Ai tha se do ta ndryshojë stilin e tij të flokëve para se të bëhet trajner, mirëpo bashkëlojtarët e tij – përfshirë këtu Alexandre Lacazette, Sead Kolasinac dhe Hector Bellerin – nuk janë aq të sigurt.

RonaTyra

“Do ta vishja një kostum dhe do t’i preja flokët. Nuk mund të bëhem trajner me këto flokë. Askush nuk do të më respektonte”, tha Luiz në intervistën për Esquire.

Lacazette i ndërhyri duke thënë: “Do t’i prisje flokët?!”

Edhe Kolasinac reagoi duke thënë: “Mund të mbash veshje sportive. Nuk mendoj se Davidi do ta mbajë premtimin për flokët. Ai thjesht s’mundet, është Davidi! Mendoj se duket më mirë me flokët kështu”.

Ndërsa, Bellerin shtoi: “S’ka asnjë mundësi. Ai nuk do të ishte më David Luizi, do të bëhej dikush tjetër”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu