Lojtari i Dritës rezulton pozitiv në testim për Covid-19

0
Gjigandi

Koronavirusi tashmë ka prekur edhe futbollistin e skuadrës së Dritës.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet klubi nga Gjilani nëpërmjet një komunikatë per media.

Megjithatë, klubi i Dritës nuk e ka bërë të ditur emrin e lojtarit, mirëpo kërkon nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetsisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet çdo futbollisti dhe çdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundërtën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Ja njoftimi i plotë i Dritës:

 

RonaTyra

Sot është pritur që klubit ti bashkangjiten edhe lojtarët tjerë që janë jashtë Kosovës, por kemi marrë një lajm aspak te mirë, sepse njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid-19.

Lojtari deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do te vijojë të qendrojë i izoluar në shtëpi.

Jemi shumë të brengosur nga kjo situatë dhe kërkojmë nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetsisë si dhe nga FFK që tu bëhen testet qdo futbollisti dhe qdo personi që involvohet në aktivitete sepse në të kundertën mund të rrezikojmë shëndetin e të gjithë komunitetit të futbollit.

Klubi i dëshiron shërim sa më të shpejt lojtarit dhe do ti qëndroj pranë në qdo rrethanë!

FC DRITA⚪️

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu