Liverpooli së bashku me policinë lokale dhe autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga tifozët të mos mblidhen para stadiumit “Anfield” për ta festuar titullin e kampionit.
Trofeu do t’i jepet Liverpoolit nesër (e mërkurë) në mbrëmje në ndeshjen kundër Chelseas në “Anfield”.
Klubi, autoritetet dhe shoqata e tifozëve kanë paralajmëruar tifozët e Liverpoolit se tubimi i tyre në mes të pandemisë COVID-19 mund të jetë kërcënim i madh për komunitetet lokale.
Në anën tjetër “Sky Sport” do ta transmetojë ndeshjen dhe ndarjen e trofeut pa pagesë.
Policia ka paralajmëruar se do të merren masa shtesë për të shpërndarë tifozët nëse ata nuk i ndjekin udhëzimet.
Mijëra tifozë u mblodhën muajin e kaluar para “Anfield” kur Manchester City humbi nga Chelsea, humbje që ia solli Liverpoolit titullin e kampionit.
Futbollistët e “The Reds” do të njoftohen me trofeun në një podium të rrethuar nga flamuj të tifozëve.
Liverpooli u shpall kampion këtë edicion, për herë të parë pas 30 vjetësh.