Me shume se 28 organizata qe veprojne ne Shqiperi financohen nga George Soros. Top Channel publikoi mbremjen e djeshme listen me emrat e disa prej tyre:
1. ” Lëvizja Europiane në Shqipëri,2. “Qendra për studime parlamentare”,3. Lëvizja “Mjaft”,4. Partnerët e Shqipërisë,5. Instituti për demokraci dhe ndërmjetësim,6. Këshilli Zgjedhor i Shqipërisë “Respublika”,7. Instituti i mediave shqiptare,8. Instituti shqiptar i studimeve ndërkombëtare,9. Instituti shqiptar për studime bashkëkohore,10. Komiteti shqiptar i Helsinkit,11. Aleanca gjinore për zhvillim,12. Shoqata “Refleksione”,13. Shoqata për popullsinë dhe zhvillimin,14. BIRN Albania,15. Open Data Albania,16. Open Spending Albania17. Qendra për përparimin e zhvillimit njerëzor (CUCHR).18. Platforma shqiptare për avokim të politikave,19. “Transparency International”- Shqipëri,20. Instituti “Agenda”,21. Instituti për menaxhim Lindje-Perëndim.22. Organizata “Lëviz Albania”23. Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome24. Shoqata “Fëmijët janë e ardhmja”25. “Instituti për Studime Politike”26. “Porta vendore”27. “Dhoma Zgjedhore”28. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
Këto janë vetëm disa nga organizatat që kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë fondet e Soros. Një pjesë e tyre janë shumë të dëgjuara, ndërsa pjesës tjetër pak njerëz ua dinë emrin.
Por, këtu vijmë tek një pikë e nxehtë debati rreth aktivitetit të Sorosit në Shqipëri. Duke qenë se shumica e projekteve që marrin këto fonde, kanë të bëjnë me qeverisjen, më ligjet dhe me institucionet shtetërore, dyshimet janë ngritur se përmes tyre Soros kontrollon politikën shqiptare.