Liria reagon ashpër ndaj KE të FFK-së, çështjen do ta dërgojmë deri në CAS

0
Gjigandi

Skuadra e futbollit Liria nga Prizreni reagon ashpër për vendimin e fundit nga organet e Federatës së Futbollit të Kosovës.  

”KF Liria përmes këtij reagimi njofton Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht Komitetin Ekzekutiv,  se është kundër vendimit të Bordit Ekzekutiv të FFK-së, lidhur me pezullimin e Ligës së Parë.

Konsiderojmë që ky është diskriminim që bëhet pa asnjë bazë ligjore, duke bërë llogari të tjera dhe duke mos përfill kërkesat e klubeve në këtë rast.

Madje, nga FFK-ja, as që kanë kërkuar ndonjë konsultim me ne, lidhur me vendimin e marrë.

Ky vendim i KE-së bie ndesh me Kuvendin e FFK-së si organ më i lartë.
KF Liria, do ta apeloj këtë vendim në gjithë instancat vendore e ndërkombëtare, si diskriminues e të padrejtë dhe që nuk mbron interesat e klubeve si tërësi, por ato të individëve në këtë rast.

RonaTyra

Njëkohësisht kërkojmë nga KE i FFK-së të rishqyrtoj vendimin e marrë, në të kundërtën KF Liria, do të ndërmarrë gjithë veprimet juridike në vend dhe çështjen do ta dërgoj deri në CAS”, reagon KF Liria me kryetar Qemal Krasniqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu