Florian Loshaj futbollisti i “dardanëve” që po ngritët, kalitet edhe bëhet figurë qendrore e Cracovias

0
Gjigandi

Kanë mjaftuar vetëm disa ndeshje në kampionatin polak te skuadra Cracovia dhe futbollisti i “dardanëve” Florian Loshaj tashmë është titullar, organizator dhe futbollist kyç në këtë skuadër që do të jetë pjesë e play-offit në kampionatin polak.

Ai është asistues, pasuesi milimetrik, goditësi i shumicës së goditjeve nga ndërprerjet dhe harkimet e tij jo rrallë kanë qenë asistime edhe gola për skuadrën polake pjesë e së cilës është që nga janari i sivjetshëm.

Ish-futbollisti i përfaqësueses së Kosovës U-21 tashmë është tash pjesë e “dardanëve” – po tregon rritje të përfomansës, forcim evident në aspektin fizik dhe po bëhet futbollist kyç në skuadrën MKS Cracovia, me të cilën në ditët në vijim nis garën e play-offit.

Përveç që tashmë është bërë titullar i padiskutueshëm, nga ndeshja në ndeshje që shihet edhe nga artikujt e shumtë qoftë në Poloni apo Belgjikë ku është rritur si futbollist e vlerësojnë Florianin si përforcimi më i madh dhe më i qëlluar i skuadrës që po lufton për titullin kampion.

Loshaj ka qenë futbollisti që ka thyer aksionet e skuadrës vendëse sikurse edhe pika e nisjes së aksioneve të skuadrës së tij, që ka kontrolluar edhe dominuar takimin dhe ka pasur edhe shumë raste tjera për gol.

RonaTyra

Si dihet Florian Loshaj djaloshi që ishte pjesë e U-21 te Rafet Prekazi, nga ndeshja e shkuar e Kosovës është edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës, para kalimit në kampionati polak te Cracovia, ishte pjesë e skuadrës rumune Politehnica Iasi.

I lindur me 13 gusht 1996 në qytetin e Skenderajt, si shumë familje nga Kosova që aso kohe për shkak të gjendjes së vështirë dhe për një të ardhme më të mirë , edhe familja e Florianit vendosen në Belgjikë, ku ai krahas shkollës nis edhe hapat e parë në sportin më të popullarizuar – futboll.

Ajo që e veçon Florianin është predispozitat e tij trupore, gjatësia 1.74 centimetra, loja e mirë me të dy këmbët sikurse edhe kontrolli dhe shikimi i lojës, duke qenë një kreator i vërtetë dhe një asistues i vazhdueshëm, ndonëse jo rrallë edhe shënues i golave sa atraktiv po aq edhe të rëndësishëm në skuadrat ku është paraqitur.

Pasi ka kaluar në shumicën e kategorive që nga grip-moshat e reja të Akademisë së Futbollit skuadrës së njohur belge FC Genk në periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2015, ku ka regjistruar edhe paraqitje shumë të mira dhe është shquar si futbollist kyç në skuadër, ai është huazuar në skuadrën Mvv Maastricht, në Ligën e Dytë të Holandës, ku ka regjistruar 55 ndeshje dhe 2 gola.

Në skuadrën Maastricht ai ka qëndruar dy vite të plota nga 2015 deri 2017, ndërkohë që kishte rolin kryesor të organizimit – mesfushor ofansiv dhe kreator i sulmit të skuadrës së tij, po gjatë kësaj periudhe ka rënë në sy lojërat dhe paraqitjet e tij dhe bëhet pjesë e U-21 të Kosovës.

Ngritja dhe kalitja në mesfushë, kontrolli i mirë i lojës dhe pasimet milimetrike të Florianit kanë ndikuar në ofertën nga skuadra e njohur holandeze Roda Kerkrade, ku luajti në periudhën 2018- 2019, ku ka pasur 9 paraqitje, duhet theksuar se në po këtë skuadër ka luajtur edhe Donis Avdijaj.

Në fund të edicionit të kaluar të Kampionati holandez në adresë të Florian Loshaj vjen oferta nga skuadra rumune e Ligës së parë Politehinka Lasi, të cilën ai e pranoi dhe pas periudhës përgatitore është pjesë shartuese dhe një ndër futbollistët kyç në skuadrën rumune.

Ai ka regjistruar paraqitje të mira dhe siç shprehet edhe vetë hapësira dhe besimi që i është dhënë, por edhe atmosfera dhe mikpritja në skuadër e kanë mbushur me elan edhe forcë për paraqitje dinjitoze, gjë që me mjaft sukses po e bënë Floriani.

Djaloshi nga Skenderaj, ka regjistruar 3 paraqitje për përfaqësuesen e Kosovës U-21 dhe një për “dardanët”, ndërkohë që ruan kujtime të mira nga gjenerata ku ka luajtur nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Rafet Prekazi, posaçërisht në ndeshjet kundër Gjermanisë, që më vonë ka luajtur edhe në finale të evropianit në këtë grup-moshë.

Florian Loshaj njihet si djalë shumë modest, tepër punëtor dhe i disiplinuar, futbollist që shquhet me shikim të mirë të lojës, intuitë dhe pasime shumë precize, ka goditjet të mirë dhe shumë të saktë, sikurse edhe driblim edhe harkime nga të dy krihet.

“Mua më pëlqen shumë loja, qetësia dhe maturia që tregon në fushën e blerët Granit Xhaka, mundohem të marr sa më shumë nga mënyra e tij e lojës, pasimet që bënë ai, qetësia me të cilën zgjidh çështjet por edhe goditjet dhe asistimet që nuk i mungojnë” shprehet Floriani.

“Synimet e mia si futbollist janë vazhdimi i paraqitjeve të mira, kalitje e mëtutjeshme, përvoja dhe natyrisht vazhdimi me qenë pjesë e ‘dardanëve’, pasi është nder , obligim dhe përgjegjësi bartja e fanellës së vendit tonë” thotë Floriani.

Nëse vazhdon me ritmin aktual, Floriani që sivjet ka mbushur 23 vjet, do të ketë rrugën e hapur për ngritje në karrierë, kalitjen në fushën e blertë dhe ta shohim në ndonjë nga skuadrat e kampionateve më të njohura evropiane dhe natyrisht kontribuues i denjë tek përfaqësuesja e Kosovës, synime këto të Florianit dhe familjes së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu