Lekundet toka ne Tirane e Durres, regjistrohet termeti 3.2 balle – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Dridhje toke janë regjistruar diten e sotme në Shqipëri. Një tërmet është regjistruar sërish 26 km nga Tirana. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.2 righter. Tërmeti ishte 11 km larg Vorës, ndërsa epiqendra ka qenë Xhafzotaj.
Siç tregohet edhe në parashikimet e institutit CSEM, tërmeti ishte 11 km larg Vorës. Deri më tani nuk raportohet për dëme material apo për lëndime në njerëz.

Një seri tërmetesh te forta goditen Shqipërinë më 21 shtator, duke lënë pas më shumë se 110 persona të lënduar. Tërmeti me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit dëmtoi më shumë se 900 banesa, disa prej tyre të shkatërruara plotësisht.
Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat duke fjetur në çadrat e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren. BE solli ndihmat e para për të prekurit nga tërmeti.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu