Leeds me synime të mëdha, drejtori i klubit dëshiron që klubi i tij të luajë në Ligën e Kampionëve pas disa viteve!

0
Gjigandi

Skuadra e Leeds ka siguruar edhe zyrtarisht rikthimin në Premierligë pas 16 vitesh.

Leeds siguroi rikthimin në Premierligë të premten kur West Brom u mund nga Huddersfield Town dhe titulli ishte i tyre 24 orë më vonë pas humbjes së Brentford ndaj Stoke City.

Drejtori ekzekutiv i Leeds, Angus Kinnear theksoi se skuadra e Leeds pas rikthimit në Premierligë – tashë do të synojë edhe rikthimin në Champions League.

“Ndërsa ne po festojmë, ndërsa të gjithë jemi shumë të ngazëllyer, ne jemi rikthyer atje ku i përkasim. Ky është vërtet kampi bazë për Leeds United”, tha drejtori ekzekutiv, Angus Kinnear për Sky Sports.

“Leeds United nuk duhet të jetë një skuadër e Championshipit, ata duhet të jenë një ekip i Premier League, kështu që me të vërtetë sfida fillon tani dhe ka të bëjë me konkurrencën në Premierligë. Leeds duhet të ketë një ekip të mirë në Premier League. Me siguri, Leeds duhet të ketë një ekip për të luajtur në Champions League dhe ky është vizioni”, përfundoi ai.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu