“Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!”, kys eshte ragimi I parë nga selia e PDS për largimin nga dteyra të sonila Qatos.
Ish deputetja Jorida Tabaku ka shtuar në një postim në faqen e saj në facebook se “Edi Rama, largoi nga detyra drejtoreshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin”.
Postimi i plotë i Tabakut:
Me parimin një vjedhje të madhe mbuloje me një zhurmë më të madhe, Edi Rama, largoi nga detyra drejtorëshën e Agjencisë së Rrugëve, Sonila Qato 1 orë përpara se gjykata të marrë vendimin për Saimir Tahirin. Nje doreheqje qe ka qene gati qe dje e firmosur!
Edi Rama po përpiqet të mbulojë luftën e egër që ka plasur mes grupeve në PS me shpresën se gjyqi i Tahirit do të bëjë të harrohet skandali i Sonila Qatos, I Belinda Ballukut dhe I kompanive me të cilat, Rama, bashke me to, vjedh shqiptarët!
Asgjë nuk do të harrohet! Çdo aferë korruptive do t’i bëhet e njohur publikut!
Partia Demokratike do të sjellë që nesër prova për skandalin që detyroi Sonila Qaton të largohet.