Lamtumira e Brojës: Ju nuk jeni bërë vetëm vëllezër me mua, por edhe.

0
Lamtumira e Brojës: Ju nuk jeni bërë vetëm vëllezër me mua, por edhe.
Gjigandi

Armando Broja ka postuar një mesazh lamtumire për mbështetësit dhe shokët e tij te “shenjtorët”, teksa huazimit të tij sezonal nga Chelsea i vjen fundi. Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar shënoi 9 gola në 38 paraqitje në të gjitha garat për Southampton, në sezonin e tij debutues në Premier League.

6 prej këtyre golave u realizuan në kampionat (Premier League), megjithëse vetëm një u shënua që kur Ralph Hasenhuttl iu tha mediave se dëshironte ta mbante Brojën në klubin e tij.

Sulmuesi shqiptar ka mbetur jashtë skuadrës në javët e fundit të sezonit, si ndaj Leicester City ditën e djeshme. “Dua ta nis duke thënë se ishte një sezon i mrekullueshëm për mua dhe familjen time personalisht.

Një sezon plot me ulje dhe ngritje, por me familje dhe njerëz të mrekullueshëm pas vetes, ia dola t’i kaloja pengesat. Unë gjithashtu dua të them një falenderim të madh për Southampton dhe tifozët e mrekullueshëm që kishin besimin tek unë. Iu tregova atë që mund të bëj”.

RonaTyra

Ai vazhdoi: “Unë e vlerësoj gjithë mbështetjen dhe dashurinë që treguat për mua dhe ekipin. Më në fund dua t’iu them shumë faleminderit bashkëlojtarëve që më mësuan shumë këtë vit.

Më pëlqeu çdo minutë me ju djem, ishte sinqerisht diçka e veçantë për mua. Ju nuk jeni bërë vetëm vëllezër me mua, por edhe familje e imja. Do të më mungoni djema!”

Broja ka qenë i lidhur me një numër klubesh në të gjithë Premier League dhe Evropë gjatë rrjedhës së sezonit, ndërsa trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel bëri një përditësim të fundit për të ardhmen e tij.

Gjermani konfirmoi se Broja dhe Conor Gallagher do të kthehen te “Blues” për të qenë pjesë e parasezonit të tyre dhe do të përballen me vlerësimin për vitin në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu