A mund të ishte parandaluar vrasja e biznesmenit Besnik Hida në Lushnje? Ekzekutimi i tij dyshohet të jetë bërë nga të njëjtët atentatorë të vrasjes së nipit të tij Zamir Latifi. Kjo është pista kryesore mbi të cilën ka orientuar policia e Lushnjës hetimet për ngjarjen.
Për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës në tetor të vitit 2017 policia shpalli në kërkim si autorë të dyshuar Orges Bilbilin dhe Laert Haxhiun të cilët megjithëse paraqesin një rrezikshmëri të madhe për shoqërinë vijojnë të jenë ende të lirë.
Por kanë qenë vetë të afërm të viktimës të cilët kanë paralajmëruar policinë 2 javë para ngjarjes se 2 autorët e dyshuar të vrasjes se Zamir Latifit endeshin të lirë në Lushnjë.
Edhe vete viktima ka qenë i ndërgjegjshëm për kërcënimin që i kanosej. Burime nga policia thanë për News24 se që prej tetorit të 2017 e deri një javë para ekzekutimit vetë Besnik Hida ka njoftuar disa herë policinë për lëvizjet e 2 të shpallurve në kërkim si autorë të vrasjes së nipit të tij.
Hida ka paraqitur në polici edhe materiale filmike, se si 2 të shpallurit në kërkim lëviznin të pa shqetësuar në Lushnjë me makina luksoze si “Tuareg” dhe “BMW X6”. Por denoncimet ranë në vesh të shurdhër