Goditet rast i armëmbajtjes pa leje në Tropojë, shpallet në kërkim 53-vjeçari

0
Goditet rast i armëmbajtjes pa leje në Tropojë, shpallet në kërkim 53-vjeçari
Gjigandi

Policia e Tropojës ka goditur sot një rast të armëmbajtjes pa leje.

Bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të mbajtjes pa leje të armëve, policia ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit I. M.
në fshatin Çerem, në Tropojë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.

Gjatë kontrollit policia nuk e ka gjetur pronarin 53-vjeçar të banesës dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

RonaTyra

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu