Grabitet me armë një automjet në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës në autostradën Tiranë –Durrës, pranë “Casa Italias’.
Dy persona te maskuar dhe të armatosur kane dhunuar një çift dhe nën kërcënimin e armës u kanë marre atyre automjetin tip “Fiat”.
Policia e Tiranës ngriti pika të shumta kontrolli në kryeqytet por nuk mundi te arrestoje autorët, ndërkohë vijon puna për identifikimin e tyre.
Policia vijon punën intensive për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.