La Liga është afër që të marrë vendimin e madh lidhur me sezonin aktual.
Në mënyrë që të përfundohet sezoni në kohë, La Liga pritet të kthehet, me ndeshjet që mund të luhen çdo ditë, madje, do të luhet edhe në ora 23:00.
Stina e verës i ka bërë drejtuesit e La Liga që të ndryshojnë orarin e mesditës, për shkak të temperaturave të larta që mund të jenë.
‘AS’ bën të ditur se nëse sezoni nis më 13 qershor, do të luhet çdo ditë futboll, me skuadrat që duhet të kenë 72 orë mes lojës me lojë.
Synimi i krerëve të futbollit spanjoll është që sezoni të mbyllet më 29 korrik, në mënyrë që skuadrat të përgatiten për Ligën e Kampionëve që luhet në gusht.