I prenë gjuha si sopat! Ka oratori dhe ka edhe guxim!
Në foton e ilustruar, njërën foto është 6 muaj e tjetrën 2 vjeç! Është ish mesfushori më i mirë i Gjilanit dhe në Kosovë, Arben Zeqiri apo ka rreth 38 vjeç!
Sa ishte futbollist ka qenë jashtëzakonisht i shquar, por edhe tani është i vyer si profesor dhe është edhe analist i futbollit.
Njihet si problematik apo edhe si ngacmues, sepse si shumë herë me at oratorin e tij, din të bëjë edhe tollovi të panevojshme në futboll.
Sa e sheh në futboll sa në analiza të lojës! Ka edhe shkollën e futbollit “Koha” në Gjilan.
Shoqëria e tij thonë se nuk është edhe aq i rehatshëm në jetë private, din të gjuajë fjalë provokuese në aspektin sportiv.
I shoqërueshëm po se po, por din edhe të driblojë në momente të caktuara, sidomos kur nuk i shkon atij përshtati edhe t’i lë në pozitën mat rivalët. Një kohë trajner në Dubai madje në Gardën e Mbretit apo goxha kontrovers, po ashtu i mprehtë në vendime, opinionet e analizat e tij – unike. Ky është problematiku i futbollit apo siç thonë në popull: Ngucakeq sportiv por në shoqëri i ëmbël.