Kur luante në vitet e 90-ta, e kishte një ëndërr: Kur do të vijë dita që të kthehet në palestrat sportive, që në ato vite ishin të uzurpuar nga pushtuesi serb.
Është Blerand Stavileci, basketbollisti i Gjeneratës së Republikës dhe edhe disa vite pas luftës, lojtar vërtet cilësor, e ku tjetër pos në KB Prishtina.
Në vitet e 90-ta, siç shihet edhe në foto, këtij çuni nuk i ka shkuar mendja kurrë se një ditë do të bëhet politikan dhe zyrtar i lartë i PDK-së, që ka kryetar Kadri Veselin, se lere më që të bëhet ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe pastaj edhe i Zhvillimit Ekonomik.
Stavileci i pari majtas ulur
Kur u krye lufta, u gëzua shumë ky çuni me shumë të tjerë, se u kthyen në stadiume dhe palestrat sportive, aty ku ishin ndërtuar me djersën e popullit shqiptar dhe Serbia pushtuese u shporr nga Kosova.
As vet bashkëlojtarët që kishte Stavileci në atëkohë, nuk do ta kishin besuar se një ditë do të bëhet politikan e ministër, e goxha problematik në politikë. Pse problematik? Kur futesh debat me të, nuk ta lë asnjë fjalë, sa nganjëherë rivalëve ua ngritë tensionin! Kur shikon fotografinë e vitit 1994-1995 dhe të sotme, vërtet është madhështore.

Një njomakë i asaj kohe, e sot në politikë goxha i “sertë” e me kravatë! Stavileci, para 25 viteve, kishte nderin që luante me at brezin që kishte në ekip, e sot e kanë nderin këta që flasin me të. Djaloshi që u rrit edhe në politikë. Mos të harrojmë, ka qenë edhe kryetar i KB Sigal Prishtina. A mos vallë, se një ditë do të kërkon të bëhet edhe president i shtetit!? Stavileci i periudhave të ndryshme! A po si thonë disa shokë të tij, politika e ka zbukurar!