Ky aplikacion është sa argëtues, aq edhe i rrezikshëm

0
Gjigandi

Në korrik të një viti më parë, aplikacioni FaceApp fitoi shumë popullitet në rrjete sociale. Siç mund t’ju kujtohet, aplikacioni shndërronte fotot duke krijuar pamje të njerëzve pas shumë vitesh.

Pas bujës së një viti më parë, FaceApp u rikthye sërish në qendër të vëmendjes, këtë herë duke shndërruar portretet nga një seks në tjetrin, pra nga mashkull në femër dhe anasjelltas.

Në të tilla raste të ngjashme, askush nuk ju jep diçka falas. Pra, çfarë fshihet pas aplikacionit rus?

Si shumë aplikacione të tjera, FaceApp lidhet me Facebook dhe platforma të ngjashme dhe të dhënat tuaja mund t’u jepen kompanive të reklamave ose autoriteteve të ndryshme për përdorim, ndonëse pronari i FaceApp, Yaroslav Goncharov, u shpreh se aplikacioni nuk i shpërndan të dhënat te autoritetet ruse.

Po kështu, nuk është çudi që dikush të mendojë se një aplikacion që mbledh të dhënat e njerëzve mund t’i ruajë ato për projekte të tjera, si për shembull njohja e fytyrës. Sipas Goncharov, aplikacioni i përdor të dhënat vetëm për të treguar sa funksional është editimi, për asnjë arsye më tepër. Si ta besojmë këtë?! Ndërkohë shtoi se FaceApp i fshin fotot nga serveri për 24 deri në 48 orë.

RonaTyra

Në pamje të parë, FaceApp duket shumë korrekt në ruajtjen e privatësisë së përdoruesve, mirëpo shumë detaje misterioze mund të qëndrojnë pas tij. Washington Post thotë se të dhënat tuaja nuk fshihen, ndonëse mund ta fshini aplikacionin nga telefoni. Goncharov tha se “njerëzit mund të bëjnë kërkesë që të fshihen të gjitha të dhënat nga serverët e FaceApp, por procesi është i ndërlikuar”.

FaceApp mund të mos jetë i rrezikshëm, por nuk përjashtohet si mundësi. Tomi Kallanxhi, ekspert i IT, ka thënë se “asgjë nuk është falas” dhe theksoi se të tilla aplikacione shfrytëzojnë të dhënat për një mori qëllimesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu