Kuvendi i Shqipërisë sot do të mbajë seancë

0
Gjigandi

Sot do të zhvillohet seanca e radhës e Kuvendit së Shqipërisë, ku është futur në rendin e ditës edhe votimi i Paktit të 5 Qershorit pas marrëveshjes mbrëmë mes shumicës socialiste dhe opozitës parlamentare, transmeton Klan Kosova.

Ndërkaq disa dekrete të Metës, përfshirë edhe atë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese do të votohen sot. Komisioni i Ligjeve pranoi paraprakisht dekretin e Metës për Gjykatën Kushtetuese bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias, opinioni i së cilës i dha pikërisht të drejtë Presidentit për mekanizmin zhbllokues që miratoi PS në Kuvend.

Si asnjë herë tjetër, në vitin e fundit Kuvendi do të mblidhet 4 herë në harkun e 7 ditëve.

Madje, në fillimin e javës së ardhshme do të ketë dy seanca të njëpasnjëshme plenare sipas kalendarit që u votua dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Përveç numrit të lartë të akteve dhe intensitetit të lartë të mbledhjes së Kuvendit, në këto 7 ditë do të kalojnë në Kuvend ligje me peshë shumë të madhe.

Po ashtu, në seancën e sotme plenare do të jenë në interpelanca ministrat Gent Cakaj dhe Besa Shahini.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu