Viola Spiro ka hedhur pas krahëve historinë e saj të shumëpërfolur e bosin e drogës, Valentin Selaj dhe ka nisur një lidhje të re dashurie. Raportohet se moderatorja e sportit është në një romancë me një biznesmen të gazit në Shqipëri.
Partneri i ri i Viola Spiros është identifikuar si biznesmeni Arbër Avrami, shkruan IconStyle.
Moderatorja sportive e ka mbajtur lidhjen e saj larg vëmendjes së mediave dhe nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale me Arbër Avramin.
Pas historisë së bujshme me bosin e kokainës, ajo është treguar shumë hermetike për sa i përket jetës së saj private.
Valentin Selaj është arrestuar në vitin 2017 dhe është quajtur nga mediat italiane si “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Holandës.
Gjatë arrestimit u raportua se bandës iu sekuestruan miliona euro dhe qindra kilogramë kokainë dhe drogëra të tjera. Nga të njëjtat burime u njoftua se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kilogramë kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes.